23 Nëntor, 2021

Njoftim

Të nderuar,

Në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dëshirojmë të shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm të autobusit që ndodhi në Republikën e Bullgarisë më 23 nëntor 2021.

Ndajmë dhimbjen me familjet e të vrarëve tragjikisht, megjithëse jemi të vetëdijshëm se për momentin nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë dhimbjen dhe humbjen e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Në këto momente të vështira kur humben shumë jetë të rinjsh, duam të theksojmë se Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, në bashkëpunim me institucionet shtetërore do të kontribuojë në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e viktimave.

Njëherit shprehim mirënjohjen tonë për Kryqin e Kuq Bullgar, i cili në orët e hershme të mëngjesit ofroi mbështetjen dhe punën e përbashkët në uljen e dhimbjes dhe pikëllimit të të lënduarve dhe familjeve të viktimave.

Organizata jonë vë në funksion të gjithë mekanizmat për ndihmë humanitare për të lënduarit dhe familjet e viktimave duke ofruar mbështetjen e parë psikologjike, materiale dhe financiare.

Në këtë drejtim, Ju bëjmë thirrje të gjithëve që së bashku të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në dhënien e ndihmës financiare familjeve të prekura nga fatkeqësia.

Ju ftojmë të veprojmë sëbashku nëpërmjet:

–       Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Komercijalna Banka me shënim: ndihmë për qytetarët e lënduar në aksident trafiku në Republikën e Bullgarisë.

–       Donacione në numrat e telefonit 070/075/077 143 400 (donacion prej 100 denarë nga telefonata).

–       Për donacione të mjeteve në valutë tjetër:

NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

< kthehu mbrapa