PARIMET E LËVIZJES NDËRKOMBËTARE TË KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE
HUMANITETI
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është krijuar nga dëshira për të ndihmuar të plagosurit në fushëbetejë, pa asnjë anësi, si dhe për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet njerëzore në çdo kohë kur kjo është e mundur. Qëllimi i Lëvizjes është mbrojtja e jetës dhe shëndetit, si dhe respektimi i qenies njerëzore. Lëvizja promovon mirëkuptim, miqësi, bashkëpunim dhe paqe të qëndrueshme mes të gjithë njerëzve.
PAANËSIA
Lëvizja nuk bën diskriminim në bazë të kombësisë, racës, fesë, klasës shoqërore apo bindjeve politike. Ajo angazhohet të lehtësojë vuajtjet e individëve duke u udhëhequr vetëm nga nevojat e tyre, duke i dhënë përparësi rasteve më urgjente.
NEUTRALITETI
Për të ruajtur besimin e të gjithëve, Lëvizja nuk merr anë në armiqësi apo në çështje politike, racore, fetare apo ideologjike në asnjë kohë.
PAVARËSIA
Lëvizja është e pavarur. Shoqatat kombëtare, edhe pse veprojnë si ndihmëse të autoriteteve publike në aktivitetet humanitare dhe i nënshtrohen ligjeve kombëtare, duhet të ruajnë autonominë e tyre në mënyrë që të veprojnë gjithmonë në përputhje me Parimet e Lëvizjes.
SHËRBIMI VULLNETAR
Është një lëvizje ndihme vullnetare që nuk udhëhiqet nga motive materiale.
UNITETI
Në një shtet mund të ketë vetëm një Shoqatë Kombëtare të Kryqit të Kuq ose Gjysmëhënës së Kuqe. Ajo duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të ushtrojë veprimtarinë e saj humanitare në të gjithë territorin e vendit.
UNIVERSALITETI
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në të cilën të gjitha shoqatat kanë status, përgjegjësi dhe detyrime të barabarta për ndihmë të ndërsjellë, vepron në mbarë botën.











































