Organizimi dhe zhvillimi

Kontributi themelor i Shoqatës Nacionale është sigurimi i shërbimeve cilësore humanitare për popullatën në nevojë në vend, përmes mobilizimit dhe organizimit të burimeve njerëzore dhe materiale.

Rezultatet e arritura dhe përparimi i Shoqatës Nacionale në të gjitha fushat e punës së saj përbëjnë parakusht të rëndësishëm për vazhdimin e zbatimit të aktiviteteve reformuese dhe për transformimin e organizatës në një shoqatë të fortë nacionale, e cila funksionon në mënyrë efektive.

Përcaktimet zhvillimore të Shoqatës Nacionale janë të orientuara kryesisht drejt përmirësimit të imazhit të saj në vend dhe në kuadër të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, si dhe drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për kategori të ndryshme përfituesish dhe forcimit të kapaciteteve të pjesëve integrale të shoqatës.

Një ndër aktivitetet kyçe në vitin 2011 ka qenë vazhdimi i procesit të filluar për forcimin intensiv të kapaciteteve, i cili është zbatuar për tre vite me radhë me mbështetjen e Fondit për Forcimin e Kapaciteteve të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Aktivitetet për qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në forcimin e kapaciteteve të Shoqatës Nacionale pas përfundimit të projektit MIK në qershor 2011 janë filluar që në vitin 2010, përmes ndërmarrjes së aktiviteteve të ndryshme për forcimin e kapaciteteve në 13 organizata komunale të Kryqit të Kuq, në përputhje me rezultatet e vlerësimit dhe analizës së punës së tyre, të realizuar në fund të vitit 2009.

Gjatë vitit 2011, ky proces është zgjeruar edhe në organizata të tjera komunale të Kryqit të Kuq, ndërsa në zbatim janë përdorur edhe përvojat dhe kapacitetet e organizatave komunale që kanë shënuar zhvillim të vazhdueshëm në punën e tyre.

Reformimi dhe modernizimi i Shoqatës Nacionale përbën një proces afatgjatë, nga i cili dalin sfida të reja me të cilat Shoqata Nacionale duhet të përballet në periudhën në vijim.

Aktivitetet do të zbatohen në përputhje me prioritetet dhe qëllimet që dalin nga Plani i ri Strategjik i Shoqatës Nacionale për periudhën 2011–2020.

< kthehu mbrapa