Historia e lëvizjes

Ideja për humanitet ka lindur në vitin 1859 nga ana e tregtarit zviceran Anri Dinan, i cili ka qenë dëshmitar i tmerreve nga beteja në Solferino, Itali. Ai, së bashku me katër shokë në Gjenevë të Zvicrës, formoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe e regjistroi shenjën mbrojtëse të Kryqit të Kuq në fushë të bardhë (e kundërta e ngjyrave të flamurit të Zvicrës). Më pas u miratua Konventa dhe u proklamua misioni i Lëvizjes.

Misioni i Lëvizjes

“Ta ndalojë dhe lehtësojë vuajtjen njerëzore kudo që gjendet, ta mbrojë jetën dhe shëndetin, të sigurojë respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, posaçërisht gjatë konflikteve të armatosura, fatkeqësive dhe katastrofave, të punojë në parandalimin e sëmundjeve dhe përparimin e mirëqenies shëndetësore dhe sociale të njerëzve, të nxisë angazhim vullnetar dhe gatishmëri të vazhdueshme për dhënien e ndihmës, si dhe pjesëmarrje universale për solidaritet dhe humanitet.”

Sot, Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe e përbëjnë tre segmente:

1. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Detyrat kryesore:

  • Ndihmë për viktimat në konfliktet e armatosura;
  • Evakuim dhe ndihmë mjekësore.

2. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

E formuar në vitin 1919 nga shumë shoqata nacionale, me detyrat kryesore:

  • Ndihmë për viktimat e katastrofave;
  • Kujdes për personat e zhvendosur dhe refugjatët;
  • Ndihmë për Shoqatat Nacionale në realizimin e aktiviteteve programore në rast katastrofash;
  • Koordinim i aktiviteteve ndërmjet Shoqatave Nacionale.

3. Shoqatat Nacionale – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Me detyra themelore të përcaktuara në nenin 19 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është formuar më 17 mars 1945, ndërsa si shoqatë e pavarur vepron që nga 21 maji 1992.
  • Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është njohur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq më 1 nëntor 1995.
  • Në Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është pranuar më 27 nëntor 1995 si anëtari i 169-të.
  • Ndihmon Shoqatat Nacionale në realizimin e aktiviteteve programore në rast katastrofash.
  • Koordinon aktivitetet ndërmjet Shoqatave Nacionale.

< kthehu mbrapa