Struktura e Organizatës

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i organizuar në:

  • Nivel shtetëror
  • Nivel komunal
  • Në nivel të Qytetit të Shkupit
  • Nivel themelor

Struktura udhëheqëse e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut:

  • Kuvendi
  • Kryetari
  • Nënkryetari
  • Këshilli Ekzekutiv
  • Komisioni Financiar

Trupi më i lartë udhëheqës i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut është Kuvendi i KKRMV-së, i cili numëron gjithsej 75 anëtarë.

Kuvendi përbëhet nga:

  • Anëtarë të zgjedhur të propozuar nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq
  • Anëtarë të zgjedhur të propozuar nga Rinia e Kryqit të Kuq
  • Kryetarët e kuvendeve të organizatave komunale të Kryqit të Kuq

Mandati i anëtarëve të Kuvendit është 4 (katër) vjet, me mundësi rizgjedhjeje.

Këshilli Ekzekutiv

Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të KKRMV-së është organ i Kuvendit që udhëheq shoqatën nacionale midis mbledhjeve të Kuvendit. Numri i anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv është 15.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv zgjat 4 (katër) vjet, me mundësi rizgjedhjeje, por jo më shumë se dy mandate radhazi.

Komisioni Financiar

Anëtarët e Komisionit Financiar zgjidhen nga radhët e anëtarëve të Kuvendit të KKRMV-së. Mandati i tyre është 4 (katër) vjet, me mundësi rizgjedhjeje, por jo më shumë se dy mandate radhazi.

Trupa të përhershme dhe këshilluese

Këshilli Ekzekutiv formon trupa të përhershme dhe/ose këshilluese:

  • Komisioni për zhvillim dhe çështje organizative dhe kadrovike
  • Komisioni për diseminim
  • Komisioni për veprimtari shëndetësore-preventive dhe dhurim gjaku
  • Komisioni për veprimtari sociale-humanitare
  • Komisioni për përgatitje dhe veprim gjatë fatkeqësive
  • Komisioni për shërbimin e kërkimit
  • Komisioni për informim dhe komunikim
  • Komisioni për marketing
  • Komisioni për statut dhe akte normative

Shërbimi profesional

Për zbatimin e punës së përditshme operative, Kuvendi formon Shërbimin Profesional, i cili kryen punët profesionale, materialo-financiare dhe administrativo-teknike.

Me Shërbimin Profesional udhëheq Sekretari i Përgjithshëm.

Rinia e Kryqit të Kuq

Anëtarët e KKRMV-së të përfshirë në rini organizohen në Rininë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

< kthehu mbrapa