Historia e Kryqit të kuq

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është formuar më 17 mars të vitit 1945. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është njohur si Shoqatë Nacionale e Kryqit të Kuq nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq më 01.11.1995, ndërsa më 27 nëntor 1995 është bërë anëtar i plotë i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, si anëtari i 169-të i Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Si kushte të rëndësishme për njohjen e Shoqatës Nacionale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë:

  1. Pranimi i Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 dhe Protokolleve Plotësuese të vitit 1977. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 25 gusht 1993 i ratifikoi dokumentet e lartpërmendura.
  2. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 26 korrik 1994 e miratoi Ligjin për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organizata e vetme e Kryqit të Kuq në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përbërë nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe organizata e qytetit të Shkupit.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është shoqatë qytetarësh, por organizatë humanitare vullnetare, masive, e pavarur, jofitimprurëse, joqeveritare dhe jopartiake e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pozita dhe detyrat e Kryqit të Kuq, përdorimi dhe mbrojtja e emblemës dhe emrit të Kryqit të Kuq, si dhe mënyra e financimit të aktiviteteve të tij, janë të rregulluara me Ligjin për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare nr. 41/94).

Me Statutin e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullohen më afër organizimi dhe struktura e organizatës, si dhe qëllimet dhe detyrat e saj themelore, në përputhje me Statutin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Misioni

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organizatë humanitare që punon për parandalimin dhe lehtësimin e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, veçanërisht në rastet e fatkeqësive dhe katastrofave. Ai promovon të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare dhe vlerat humane, inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e vazhdueshme për ofrimin e ndihmës, si dhe ndjenjën universale të solidaritetit dhe humanizmit.

Vizioni

Veprojmë, inkurajojmë dhe promovojmë vlera humane për t’iu përgjigjur në kohë sfidave bashkëkohore humanitare. Jemi të përkushtuar të bëjmë më shumë, ta bëjmë më mirë dhe të arrijmë më larg në shërbim të njerëzve në nevojë.

< kthehu mbrapa