26 Dhjetor, 2025

Aksion gjakdhurimi për nder të Dr. Trajçe Neshkovski

Më datë 10.10. 2025, në hapsirat e Organizatës Komunale të kryqit të Kuq Gostivar, u realizua aksion gjakdhurimi në bashkëpunim me Shërbimin e Transfuziologjisë mjeksore – Gostivar dhe Shoqatën Humanitare të Qytetarëve “Dr. Trajçe Neškovski” – Gostivar.

Me këtë aksion u shpreh nder dhe kujtim për Dr. Trajçe Neškovski, një njeri me zemër të madhe, mjek që ia kushtoi jetën kujdesit për shëndetin dhe humanizmit. Profesionalizmi, përkushtimi dhe humaniteti i tij lanë gjurmë të thella në komunitetin tonë dhe mbeten frymëzim për të gjithë ne.

Falënderim për të gjithë ata që morën pjesë dhe dhuruan gjak – dhuratën më të vlefshme që mund të jepet. Humaniteti juaj shpëton jetë.

Dhuroni gjak – shpëtoni jetë

< kthehu mbrapa