
3 Dhjetor, 2021
Aksion i realizuar i gjakdhurimit në SHМК – Rostushë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës
Më datë 03.12.2021 Organizata komunale e Kryqit të kuq Gostivar në bashkëpunim IMT – Transfuziologjia Gostivar realizoi aksion gjakdhurimi në SHMK- Rostushë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Banorët e Rekës edhe njëher u treguan human dhe solidar që në numër të madh dhuruan nga ky lëng i çmuar.
Në aksion u grumbulluan gjithësej 32 njësi gjaku.