26 Dhjetor, 2025

Dita Evropiane kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Organizata Komunale e kryqit të Kuq Gostivar, sot më datë 17.10.2025, organizoi puntori edukative me rastin e shënimit të Ditës Evropiane kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Gjatë puntorisë u diskutua për parandalimin, mbrojtjen e viktimave dhe rolin e komunitetit në përballjen me këtë formë serioze të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Theksi i veçantë u vu në rritjen e vetëdijes tek të rinjtë dhe rëndësinë e njohjes në kohë të rreziqeve.

Të mos heshtim përballë trafikimit me njerëz. Çdo viktimë ka një fytyrë, çdo zë ka rëndësi.

< kthehu mbrapa