29 Nëntor, 2021

Manifestim ditëlindjeje

Në kuadër të implementimit të projektit ‘’Përmisimi dhe socializim i femijëve dhe të  rinjëve me nevoja ndryshe” i mbështetur nga Banka Komerciale me datë 26.11.2021 vullnetarët e Klubit të të rinjëve të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata komunale Gostivar me fëmijët e  Qendrës ditore për fëmijët me nevoja ndryshe, organizuan manifestim  ditëlindjeje për një shokun e tyre nga Qendra ditore dhe pas manifestimit fëmijët bashkë me vulnetarët ngjyrosën vizatime të ndryshme.

Qëllimi i aktivitetit ishte socializimi i fëmijeve me nevoja ndryshe.

Nga Organizata komunale Gostivar u sigurua transport për fëmijët deri tek shtëpitë të tyre.

Aktiviteti kishte karakter kreativ dhe social.

< kthehu mbrapa