8 Tetor, 2021

Në SHMK – Gostivar dhe SHMK – Rostushë u promovua manuali i ri për ndihmën e parë

Me rastin e Ditës Botërore të ndihmës së parë, Kryqi i kuq i RMV – Organizata komunale Gostivar  më 08.10.2021 nën slloganin “Bëhu hero në shkollën tënde”,  para mësimdhënësve në SHMK – Gostivar, Gostivar dhe SHMK – Rostushë, Mavrovë dhe Rostushë,  promovoi manualin e ri të ndihmës së parë.

Në këtë ligjeratë informative u prezentuan edhe trajnimet për ndihmën e parë të cilat i realizon Organizata komunale e Kryqit të kuq Gostivar.

 

< kthehu mbrapa