
29 Shtator, 2021
Shënimi i Javës për luftën kundër tuberkulozës
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata komunale Gostivar më 21.09.2021 e shënoi Javën për luftën kundër tuberkulozës, e cila shënohet prej 14-21 shtator. Në hapësirat e Organizatës komunale Gostivar, u realizua punëtori edukative për Preventivë ndaj Tuberkulozës, me slloganin “Është koha për botë pa tuberkulozë”. Në punëtorin morrën pjesë anëtar të klubit të të rinjëve.
Qëllimi i punëtorisë ishte edukimi I të rinjëve për atë se çka paraqet sëmundja e tuberkulozës, cilët janë symptomet, si parandalohet dhe shërohet. Gjithashtu nga ana e vullnetarëve të Organizatës komunale të Kryqit të kuq Gostivar realizuan një video inçizim me informacione për tuberkulozën dhe ngritjen e vetëdijes tek popullata.