
17 Dhjetor, 2021
U realizua trajnim për ndihmën e parë në SHF Naim Frashëri – Negotinë, Komuna e Vrapçishtit
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata komunale Gostivar më datë 17.12.2021 në kuadë të projektit Health in Emergency, realizoi trajnim për ndihmën e parë për nxënësit e klasës së 8 dhe 9 të SHF Naim Frashëri – Negotinë, Komuna e Vrapçishtit.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e vetëdijesë tek të rinjtë për ndihmën e parë.
Trajnimin e realizuan dy trajner të Organizatës komunale të Kryqit të kuq Gostivar.