
26 Dhjetor, 2025
Aktivitet humanitar në mbështetje të komunitetit
Në kuadër të programeve tona humanitare, me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, u realizua me sukses shpërndarja e dy tonëve lëngje.
Donacioni u shpërnda në lagjen Ciglana dhe lagjen Balindollska, me qëllim të ndihmës për familjet në rrezik social dhe mbështetjes së mirëqenies së tyre.
Me këto aktivitete vazhdojmë të përhapim humanizmin dhe solidaritetin në komunitetin tonë.












































