
4 Shtator, 2026
Punëtori edukative për të rinj – Siguria në mal
Më 10.02.2026, në ambientet e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq – Gostivar, u realizua një punëtori edukative për të rinj me temën „Siguria në mal“.
Në kuadër të punëtorisë u prezantuan praktika të sigurta gjatë ecjes dhe ngjitjes në mal, planifikimi i udhëtimit, kontrollimi i kushteve atmosferike dhe përdorimi i pajisjeve të përshtatshme.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Shoqatën e Alpinistëve „Shari“ – Gostivar.











































